Intelmedia

INTERNET TELEFONI TELEVIZION

TeebCenter

Vizitorët

1891759
Sot
Dje
Javën e Kaluar
Këtë Muaj
Muajin e Kaluar
Gjithsej
43
206
1467
3925
8146
1891759

11.35%
18.83%
15.62%
3.42%
0.71%
50.07%
Online (15 minutes ago):17

IP:54.198.221.13

 

TEEB CENTER sh.p.k                            
Adresa: “Kongresi Permetit” Perballë Nino Vitalit, mbas suvenir Apollonia ”
Fier - Albania
Tel: 0672014304
Tel: 70 4466
Fax: 70 4002

                                                                                                  

http://www.teebcenter.al                                         Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

    

KONTRATË PAJTIMI

  

Nr Prot_______

Shoqerisë “ TEEB CENTER 2004” sh.p.k., person juridik, e rregjistruar si e tille me Vendimin Nr.31889 , date 08/07/2004, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier dhe me Nipt K43219401P, me seli ne Lagjen   Kongresi Permetit perball Nino Vitalit, mbas Suvenir Apollonia .

Shoqerisë.................................................dhe adresë:, .

Pall. Nr.______, Shkalla_____, Apart.____, Tel._               Email.________________________________Kodi i perdoruesit _____________, qe me poshte do te quhet Pajtimtari

          

 INTERNET  [  ]                  TELEVIZOR                        TELEFONI  [  ]


NENI 1

Objekti i kontrates

Perdorimi nga Pajtimtari i sherbimeve te internetit,telefoni e ofruar nga Shoqeria “TEEB CENTER” sh.p.k, nepermjet rrjetit te fibres optike, ne perputhje me percaktimet e neneve te kesaj Kontrate Pajtimi.

Anekset, qe i bashkelidhen kesaj Kontrate, jane pjese perberese e saj.

NENI 2

Afati i Kontrates

1. Kontrata eshte e vlefshme per periudhen nga..../...../2015 deri me ...../....../2016 dhe persa kohe palet permbushin detyrimet dhe klauzolat e kesaj Kontrate.

2. Me mbarimin e afatit te mesiperm, Kontrata eshte automatikisht e rinovueshme, kur Pajtimtari nuk njofton me shkrim per nderprerje te kontrates.

NENI 3

Sherbimet qe ofron Shoqeria

Shoqeria “TEEB CENTER” sh.p.k ofron sherbimet e meposhtme:

Sherbime instalimi.

Internet 24 ore ne dite, pa nderprerje me kapacitet sipas perzgjedhjes ne Aneksin 1.

Biseda telefonike me kosto te ulet

Asistence teknike.

Mbrojtje Firewall te sherbimit te ofruar.

Internet me shpejtesi te larte.

Ndryshim kapaciteti te internetit sipas ofertave te publikuara nga Shoqeria.

NENI 4

Aktivizimi i sherbimimeve

Aktivizimi i sherbimeve behet ne vijim te kontrates paraardhese , sepse intalimi i rrjetit ka fuksionuar rregullisht gjate zbatimit te kontrates.

NENI 5

Instalimi i pajisjeve

Per ofrimin e sherbimeve, Shoqeria merr persiper:

1. te shtroje fibren optike deri ne seline e Pajtimtarit.

2. te instaloje Media Converter

3. te lidh me kabell rrjeti paisjet e Pajtimtarit

Me keto veprime instalimi per ofrimin e sherbimeve internet,telefoni konsiderohet i perfunduar. Veprimet e tjera jane teknike.

NENI 6

Detyrimet financiare

Pajtimtari ngarkohet me keto detyrime financiare:

1. Sherbimi per instalimin e sherbimeve te internet,telefoni jane pa pages .

2. Tarifen e sherbimeve te internet, tel,, e cila pavaresisht nga afati kohor i vlefshmerise se kontrates, paguhet paradhenie per te gjithe periudhen, ne momentin e nenshkrimit te saj.

3. Keto pagesa mund te kryhen nga Pajtimtari prane zyrave te Shoqerise ose pran Bankes PROCREDIT me numer llogarie ne lek dhe euro

lek 30-100938-00-01

euro 0-100930-03-02

Detyrimet financiare te Pajtimtarit paraqiten ne Aneksin 1 te kesaj kontrate.

NENI 7

Pronesia dhe dhenia ne perdorim

1. Rrjeti kabllor me fiber optike eshte prone e Shoqerise. 2. Paisja Media Konverter si dhe kablli i rrjetit eshte prone e Shoqerise dhe i jepet Pajtimtarit per perdorim

NENI 8

Te drejtat dhe detyrimet e abonentit

1. Pajtimtari ka te drejte dhe mundesi te kerkoje nje sherbim cilesor dhe te qendrueshem interneti.

2. Ne rastet kur Pajtimtari nderron seli, ai nuk e humbet te drejten e perdorimit te sherbimit internet. Per kete mjafton te njoftoje Shoqerine dhe te jape informacionet e kerkuara prej saj. Ne rast se zona e re, ku transferohet selia, nuk mbulohet me sherbim interneti nga rrjeti i Shoqerise. Kontrata zgjidhet me mirekuptim dhe rilidhet Me kerkesen e Pajtimtarit kur sherbimi behet i mundur. Ne kete rast Pajtimtari duhet te paguaje pervec tarifes se sherbimit dhe tarifen e instalimit te ri.

3. Ne rast nderprerje te sherbimit internet, Pajtimtari ka te drejte te kerkoje kompensim pa pagese ne sherbim dhe Shoqeria eshte e detyruar t’’ia plotesoje kerkesen per nje afat kohor te barabarte me ate te nderprerjes.

4. Pajtimtari ka te drejte te kerkoje ndryshimin e kapacitetit te sherbimit internet, brenda 5 (pese) diteve nga njoftimi me shkrim te bere ne nje nga menyrat e pershkruara ne nenin 12 te kesaj Kontrate.

5. Pajtimtari eshte i detyruar te mirembaje pajisjen teknike Media Converter si dhe kabllin e rrjetit te instaluar ne seline e tij.

6. Ne rast demtimi fizik, vjedhje apo humbje te Media Converter dhe kabellit te rrjetit, Pajtimtari detyrohet te paguaje vleren e tyre.

7. Pajtimtari eshte i detyruar te perdore sherbimin internet duke respektuar me rigorozitet etiken qytetare dhe morale.

8. Cdo perdorim i paligjshem i sherbimit te internetit, nga ai vete apo persona te tjere, eshte ne pergjegjesi te Pajtimtarit.

NENI 9

Te drejtat dhe detyrimet e Shoqerise

1. Shoqeria ka te drejte te kerkoje nga Pajtimtari shlyerjen e detyrimit financiar ne vleren dhe kohen e percaktuar ne kete Kontrate. Likujdimi i fatures behet brenda 5 ditesh nga dorzimi i fatures mujore.

2. Shoqeria ka te drejte te ndryshoje cmimin per sherbimin e ofruar, duke njoftuar Pajtimtarin me shkrim ose nepermjet mediave elektronike apo te shkruara, 3 (tre) muaj perpara zbatimit te cmimit te ri. Ne rast se cmimi i sherbimit rritet mbi 10 % te atij fillestar, Pajtimtarit i lind e drejta e zgjidhjes se Kontrates, pa asnje penalitet, duke njoftur Shoqerine ne nje nga menyrat e pershkruara ne nenin 12 te kesaj kontrate.

3. Shoqeria ka detyrim te rivendose sherbimin e internetit brenda 3 (tre) diteve pune, per cdo rast, qe vjen nga shkaqe teknike te rrjetit te saj.    

4. Shoqeria detyrohet te riparoje falas, gjate periudhes 12 mujore nga lidhja e Kontrates, cdo defekt te pajisjeve te saj, te instaluara ne ambientet e Pajtimtarit, pervec rasteve kur defektet vijne si pasoje e demtimeve apo nderhyrjeve te paautorizuara.

5. Shoqeria eshte e detyruar te ofroje sherbim interneti te panderprere dhe cilesor,me kapacitetin e perzgjedhur sipas Aneksit 1 te kesaj Kontrate, pervec rasteve te nderprerjes se energjise elektrike, per te cilat Shoqeria nuk mban pergjegjesi.

6. Shoqeria ka detyrim te marre, evidentoje dhe zgjidhe cdo ankese te Pajtimtarit, brenda nje afati kohor te pershtatshem nga marrja e ankeses.

7. Shoqeria nuk mban pergjegjesi per demtimet e instalimit ne seline e Pajtimtarit ne rastet e meposhteme:

-       kur demtimi i Media Converter vjen nga luhatjet e tensionit;

-       kur pajisja Media Converter eshte hapur me pare nga Pajtimtari;

-       kur pajisja eshte demtuar nga perdorimii pakujdesshem;

-       kur Pajtimtari ka demtuar fibren optike brenda selise se tij;

8. Likujdimi i fatures do te behet nga pajtimtari , kur fatura ligjore me TVSH te jete e shoqeruar me tabulatet telefonike per cdo numer telefoni . Faturat per sherbimin e internetit do te likuidohen sipas kushteve te kontrates.

Ne rast kur nga perdoruesit ( qendrat e konpanive ) paraqiten proces – verbale per mosfuksionim rregullish te telefonise dhe internetit atehere pezullohet likuidimi i fatures.

NENI 10

Zgjidhja e kontrates

1. Kontrata zgjidhet automatikisht me mbarimin e afatit sipas nenit 2 te kesaj kontrate, kur nga Pajtimtari, nuk ka njoftim per rinovimin e saj.

2. Ne rastet kur Pajtimtari kerkon zgjidhjen e Kontrates perpara afatit,ai eshte i detyruar te njoftoje Shoqerine 15 (pesembedhjete) dite perpara. Ne kete rast, pjesa e mbetur e pageses paradhenie te tarifes mujore te sherbimit nuk i kthehet atij.

3. Kur Kontrata zgjidhet perpara afatit, Media Converter dhe kablli i rrjetit, prone te Shoqerise, u dorezohen ne gjendje te rregullt personit te autorizuar te Shoqerise, ne te kundert Pajtimtari detyrohet te paguaje vleren e ketyre paisjeve.me cmimin e tregut

4. Kontrata zgjidhet pa paralajmerim nese palet, ne menyre te perseritur, shkelin nenet e kesaj Kontrate.

NENI 11

Forcat madhore

Ne kuptimin e kesaj Kontrate, forcat madhore konsiderohen permbytjet, termetet e fuqishme, zjarret, permbytjet , kushtet ekstreme atmosferike etj, si dhe vendimet e qeverise apo autorizime te tjera mbizoteruese, ku secila pale vonohet ne permbushjen e cdo detyrimi sipas kesaj Kontrate. Gjate veprimit te forcave madhore, palet bejne te gjithe perpjekjet e mundeshme per kapercimin e efekteve negative te tyre. Ne keto raste, mospermbushja e detyrimeve nuk do te konsiderohet shkelje e kushteve te Kontrates.

NENI 12

Njoftimet

Per cdo rast, njoftimet e Pajtimtarit per Shoqerine do te konsiderohen te vlefshme kur ato behen me shkrim dhe dergohen ne adresat e meposhteme:

Shoqeria “TEEB CENTER” sh.p.k.

NENI 13

Konfliktet

1. Kjo Kontrate do te zbatohet ne perputhje me legjislacionin ne fuqi .

2. Per cdo konflikt, qe nuk zgjidhet me mirekuptim, palet mund t”i drejtohen Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier .

NENI 14

1. Kjo kontrate perpilohet ne 3 (tre) kopje identike dhe administrohet nga secila pale.

2. Palet pasi e lexojne e nenshkruajne pa verejtje

NENI 15

SANKSIONET

4.1 Ne rast se abonenti vonon likujdimin e fatures se shpenzimeve te veta telefonike mbi 10 dite nga data e leshimit te fatures, atehere ai per cdo dite vonese per likujdimin e fatures, duhet t’i paguaje “Teeb center “ sh.p.k. 2 % te vleres totale te saj.

4.2 “Teeb center “ sh.p.k. ka te drejte te nderprese lidhjen telefonike te Abonentit ose ndermarjeve ne rast se ato nuk ka likujduar Shumen perkatese brenda 10 diteve nga leshimi i fatures.

4.3 “Teeb center “ sh.p.k. detyrohet te rilidhe linjen telefonike te Abonentit ne raste se ky likujdon Shumen e fatures se bashku me kamatat brenda 90 diteve nga data e leshimit te fatures, pas pageses shtese prej 500 leke qe duhet te beje Abonenti ose ndermarje.

4.4 “Teeb center “ sh.p.k. ka te drejten e prishjes se kontrates ne rast se Abonenti nuk ka likujduar Shumen perkatese te shpenzimeve telefonike brenda 30 diteve. Nga ky moment, ceshtja kalon organeve kompetente per te zgjidhur problemin e likujdimit te fatures.

4.5 Ne rast se “Teeb center “ sh.p.k. vonon riparimin e linjes pertej afatit te vendosur, ai detyrohet t’i paguaje Abonentit ose ndermarjeve per cdo dite vonese 10 % te shumes fikse te tarifes se pajtimit mujor.  Ky demshperblimi nuk kalon me shume se vlera e plote e tarifes se pajtimit mujor. Demshperblimi nuk realizohet ne rast se defektet jane shkaktuar nga persona te trete ose fuqi te medha.

4.6 “Teeb center “ sh.p.k. nuk rimburson leket e pikes lidhjes pas prishjes se kontrates

 

 1. Tarifat e instalimeve dhe tarifat mujore te sherbimeve jane si me poshte:

 

Paisjet jane te firmes dhe i jepen klientit ne perdorim

Linje e Dedikuar mega

Tarife instalimi internet

Rinovim Kontrate

Tarife mujore internetit

leke

Tarifa e sherbimit Telefoni

Rinovim kontrate

Te vlera eshte e perfshire T.V.SH

1. Kjo kontrate perpilohet ne 3 (tre) kopje identike dhe adminisrtohet nga secila pale.

2. Palet pasi e lexojne e nenshkruajne pa verejtje

 

ADMINISTRATORI                                                ADMINISTRATORI

        Pajtimtari                                                     Teeb Center sh.p.k